Herticet School-museum prishtina 2020
Muzeu Shkolla-Herticët
Organizimi i hapësirave
Muzeu Shkolla-Herticët përmban dy tërësi kthinash funksionale:
-Shtëpinë e vjetër të konservuar dhe restauruar
-Hapësirat e reja
-Shtëpia e vjetër e konservuar dhe e restauruar
-Shtëpia e vjetër është e përforcuar me një sistem strukturor të bazuar në shtylla dhe pllaka të reja në të cilat do të varret plotësisht konstruksioni i Shtëpisë së vjetër. Një rrjetë e re e shtyllave 30/30cm të vendosura në pozita kyqe, të mbjellura me themele vetjake të reja, do të mbajnë pllakat e reja nga betonarmeja, në të cilat do të ankerohen meskatet e vjetra të dëmtuara. Kto shtylla shkojnë deri në kulm, ku e mbajnë kulmin e ri të rrafshët mbi shtëpinë e vjetër. Kulmi i ri i rrafshët mbahet pra në këto shtylla dhe në muret e reja periferike. Një sistem i trarëve të mshefur dhe disa trarë të lëshuar shtangojnë sistemin strukturor në të gjitha drejtimet.
-Shtëpia e vjetër në përdhesë do të ruhet në gjendjen aktuale. Nje shetitore e re i përshkon të gjitha kthinat nëpërmes hapjeve të reja nga dhoma në dhomë. Kjo zonë ndriqohet vetëm nga burimet anash shetitores. Shetitorja është soletë betonarme e përzier me 1% oksid hekuri të kuq, e rrafshuar me flutur. Anash sajë janë të instaluara dritat për ndriqim (shiqo detalet). Disa mure ekzistuese në përdhesë do të demolohen për ta mundësuar kalimin e shetitores. Muret dhe pllafonet e përdhesës tjera do të konservohen ne gjendjen aktuale. Një shtrese fiksativi me bazë natyrale do të përdoret në konservimin e mureve dhe pllafoneve. Dritaret dhe dyert e vjetra nuk do të përdoren, ato do të ruhen ne gjendjen ekzistuese.
-Në katin e parë, shtëpia-shkollë do të restaurohet në gjendjen e saj të viteve 90 kur ajo ka funksionuar si shkollë. Projekti i ri përfundon me soleten e re dhe shtresën rrafshuese nga betoni i kuq si dhe shtyllat strukturale të reja, pastaj fillon dekorimi dhe mobilimi i cili do të bëhet nga kuratorët e muzeut si pjesë e skenarit ekspozues, pra mbetet jashtë projektit. Ndriqimi do të bëhet sa më i afërt me gjendjen ’90.
-Nënkulmi është pjesërisht i restauruar dhe i kombinuar me hapësirat e reja. Në pjesën e vjetër do të jenë dy kthina për administratë me nje banjo.
-Shkallët e vjetra nga përdhesa në kat nuk do të përdoren, do të ruhen në gjendjen e degraduar, ndersa nga kati në nenkulm ato do të dyfishohen me shkallë të reja nga betoni i kuq.
-Dritaret aktuale do të konservohen në gjendje por xhamat e thyer do të ndërrohen.
-Pos nënkulmit ndërtesa e vjetër nuk do të ket ngrohje qëndrore.
-Hapësirat e reja
-Hapësirat e reja mbështjellin ndërtesën e vjetër me zgjerime diagonale në 4 drejtime. Kto kthina janë kryesisht të hapura nga përdhesa deri në kulm. 2 nivele të reja janë shtuar, bodrumi dhe tarraca e kulmit. Një sistem i trefishtë qarkullimit mundëson lidhjet vertikale. Në këndin Jugor një vertikale me shkallë dhe ashensor i lidhë të gjitha kthinat nga bodrumi deri në terasën e kulmit. Në anën Lindore një rampë e lidhë perdhesën me kat dhe nënkulm. Shkallët e reja mbrenda ndërtesës së vjetër lidhin katin me nenkulmin. Salla e konferencave, apo auditoriumi me 80 ulëse, ka qasje edhe nga përdhesa edhe nga kati bashkë me një hyrje-dalje emergjente direkte nga oborri verior. Salla është nga betoni i kuq mure, pllafon dhe dysheme. Në pllafon është një rrjet me katrorë akustik nga pëlhura 70/70cm. Ekrani nga pëlhura reflektuese në mur është 3/8m.
I tërë muzeu është i përshtatur personave me aftësi të kufizuara.
Hyrja në muze është nga oborri jugor, nëpërmes « urës » mbi pellgjet e ujit të shiut, në kët zonë është edhe zona e recepcionit me museum shop, e cila është e pajisur me rafte dhe një banak të shitjes se prodhimeve të marketingut, librave, posterave etj. Në këndin verior gjindet një kafeteri funksionimin e të cilës do ta përcaktoj menagjimi i muzeut.
-Hapësirat ekspozuese janë të shpërndara në principin e shetitjes arkitektonike, megjithatë disa pika kyqe mundësojnë intervenime më të medha sikur këndi jug-lindor dhe këndi perëndimor mbi sallën e konferencave.
-Bodrumi përmban hapësirat teknike dhe banjot e publikut për meshkuj dhe femra edhe të hendikepuar.
-Oborri është i rrethuar dhe i rregulluar në mënyrë që të absorboj numër të madh të vizitorëve. Disa lisa gjetherënës janë planifikuar për hije.
-Kulmi tarraca është kryesisht e okupuar me kupollat e vogla dhe kupollën e madhe qëndrore. Të gjitha me xhama pamplex simbas detaleve në projekt. Vazot me gjelbërim janë nga betoni i kuq 135/135/60cm. Në secilën vazo është e mbjellur një Prunus laurocerasus Caucasica me madhësi fillestare prej 1m minimum, simbas projektit.
Një shetitje është e mundësuar, ngase nga atje ka pamje të bukura drejt Prishtinës.
Ndërtimi
Materialet
-Betoni
Të gjithë intervenimet e reja janë të punuara nga betoni i kuq, muret, pllafonet, gardhet, rampat, dyshemtë, shkallët. Të gjitha këto elemente mbesin natyrë-beton, dmth pa lyerje. Betoni i kuq duhet arritur me arritur me përzierje prej 1% të oksidit të hekurit në beton. Elementet vertikale janë të punuara në vend me kallupe kualitative të nivelit të lartë. Siperfaqet e betonit janë definitive, prandaj duhet të punohen me kujdes të veqantë. Gjatë ndërtimit arkitekti dhe ekipi mbikqyrës do të kontrolloj secilin kallup para betonimit. Në rastet speciale do të vizatohen kallupet me pozitën e distancerave. Elementet e rrafshta, dyshemetë janë beton i rrafshuar me flutur, me një përqindje prej 3-5% fibër. Vijat e dilatimit janë të vizatuara në projekt. Maksimumi i një sipërfaqeje pa dilatim është 6-9m2.
Termolizolimet dhe hidroizolimet janë të planifikuara në detalet e ndërtimit.
Dyert dhe dritaret RAL 3009
-Dritaret dhe dyert (lokalet teknike) janë metalike të termollakuara RAL 3009, me ndërprerje termike. Pozita e tyre është kryesisht e mbrojtur, e tërhekur 30cm nga jashtë. Duhet të jenë të ngjashme me tipin Trocal UG-UW-o.67 fushë termike, 3 shtresa xham.
-Dyert e auditoriumit (perforcim akustik) dhe ne disa kthina tjera janë dru i ngjyrosur me RAL 3009.
-Pjesa e recepcionit dhe e kafeterisë është beton i kuq i kombinuar me dru bungu i ngjyrosur në gri simbas mostrave finale.
Të gjitha dyert e dritaret janë të qëndrueshme 60min ndaj zjarrit.
Ndriqimi
është kryesisht i integruar në soletën e betonarmesë, rrethor me 20cm diametër, me specifika simbas projektit të elektrikës.
Tarraca e kulmit
Tarraca e kumit është sipërfaqe me të gjitha shtresat e nevojshme, me ramje të përgjithshme prej 2,5° e cila është rreth 50cm nga pika më e ulët deri te pika më e lartë :
4 kulmet sekondare në 4 qoshet e ndërtesës, derdhen me gypa bakri (d/25/50mm) në tarracën e madhe. Pasiqë volumi i tyre nuk është i madh, sasia e ujit do të humbet shpejt në sipërfaqen e tarracës.
Mbledhja e ujit të kulmit është në pikën më të ulët të tarracës, vertikalisht afër hyrjes kryesore. Uji mblidhet në 4 grilla, nën të cilat drejtohet në 6 gypa pvc me diametër 16cm. Këta gypa zgjaten vertikalisht në mes të dy mureve të betonit, të mbështjellur me termoizolim deri në nivelin +3m nga përdhesa. Në kët nivel uji rrjedh lirshëm vertikalisht nëpër një kanal betoni prej 100/20cm. Uji derdhet në pellgun e vogël, nga i cili kalon në pellgun e madh, edhe me një sistem fiks, pasi që arrin nivelin maksimal, derdhet në rezervoirin e ujit në bodrum. Rezervoiri zbrazet kur arrin nivelim maksimal të mbushjes në rrjetin e kanalizimit. Përndryshe uji me pompe furnizon nevojat e muzeut në ujë për banjo dhe ujitje.
Oborri
Oborri është i përbërë nga 3 lloje të sipërfaqeve :
-Sipërfaqet me beton të rrafshuar të kuq (10cm mbi beton të varfër dhe zhavorr (gurë) të ngjeshur 6-10cm) simbas projektit
-Sipërfaqet e parkingjeve me asfalt (10cm), mbi shtresat e ngjeshura dhe gjeotekstil
-Sipërfaqet e gjelbëra, me gjelbrim dhe lisa. Bari i mirëmbajtur, lule, shkube dhe lisa. Një sistem i ujitjes automatike me ujë nga rezervoiri duhet të instalohet.
Principi i ndërtimit :
Muzeu Shkolla-Herticët në aspektin teknik përmban kto qasje origjinale ekologjike të realizueshme me resurse vendore:
-Ajrosja natyrale mekanike me tunell kanadez.
Në Bodrum, nëpërmes një koridori të ajrosjes, ajri me temperaturë konstante të tokës (rreth 8-12° dimrit dhe 18-22° verës) kalon në mënyrë të kontrolluar në lokalin e ventilimit. Nga lokali i ventilimit, ajri i ri kalon nëpërmes dyshemeve deri në qarjet e kthinave, pastaj duke u ngrohur në menyre natyrale ajri drejtohet në 4 pikat më të larta në kulm, ku nëpërmes « Oxhakëve të erës » kthehet në atmosferë. Kshtu ajri i pastër vazhdimisht qarkullon nga bodrumi deri në pllafonin më të lartë në ndërtesë në mënyrë natyrale. Një numër i madh i dritareve mund të hapen në sezonat me klimë të përshtatshme, pranvere dhe vjeshtë.
Skenari veror :
-Ajri hyn në tunelin e bodrumit, arrin në lokalin e ventilimit me temperaturë nga 6° deri 10° më të ulët se ambienti i jashtëm. Tuneli mban temperaturë konstante të tokës e cila verës nuk mgritet mbi 16°. Nga lokali i ventilimit në menyre natyrale por ne rast nevoje edhe e ndihmuar me ventilatorë ky ajër i paster kalon nëpër dyshemetë e dyfishta dhe pastaj nëpër qarjet e dyshemeve kalon në kthinat e muzeut. Pasi që ajri i ngrohur ngritet në menyrë natyrale deri në « Oxhakët e erës » në kulm, prej ku kalon prap në atmosferë. Kjo ulje e presionit në nivelet e sipërme të muzeut ngreh ajrin e ftoftë nga lokali i ventilimit.
Natën hapen maksimalisht të gjitha hapjet në mënyrë që atmosfera e mbrendshme të freskohet me temperaturat e natës. Prezenca e betonit në të gjitha hapësirat e mbrendshme funksionon si akumulues energjie.
Skenari dimëror :
-Ajri hyn në tunelin e bodrumit, arrin në lokalin e ventilimit me temperaturë nga 6° deri 10° më i lartë se ambienti i jashtëm. Tuneli mban temperaturë konstante të tokës e cila dimrit nuk bie nën 8°. Në lokalin e ventilimit ky ajër nxehet në temperaturën ambientale 15-18°. I ndihmuar me ventilatorë ky ajër i paster kalon nëpër dyshemetë e dyfishta ku i ndrihet temperatura edhe për 5° shtesë, dhe pastaj nëpër qarjet e dyshemeve kalon në kthinat e muzeut. Pasi që ajri i ngrohur ngritet në menyrë natyrale deri në « Oxhakët e erës » në kulm, aty kontrollohet dalja atmosferë. Kjo ulje e presionit në nivelet e sipërme të muzeut ngreh ajrin e ftoftë nga lokali i ventilimit.
Përgjithsisht dimrit ajri qarkullon më pak, sidomos në orët e ftofta, orë kur Muzeu është i mbyllur. Gjatë ditës kur ka diell, me hapjen e mbrojtjeve solare në hapjet e kulmit, ambienti ngrohet në mënyrë natyrale. Natën me mbyllje komplete ambienti akumulon dhe ruan temperaturën e fituar gjatë ditës.
-Ngrohja me temperaturë të ulët në dysheme e furnizuar nga sistemi fotovoltaik në kulm pjesërisht. Ngrohja është me gypa në dysheme. Ajo do të furnizohet kryesisht nga sistemi solar ose rrjeti elektrik. Eventualisht edhe me një pompë gjeotermike e cila nuk është e domosdoshme por e mirëseardhur.
-Mbledhja dhe shfrytëzimi i ujit të shiut për të gjitha nevojat e muzeut nëpërmes një rezervoari natyral prej 30m3. I tërë uji i shiut grumbullohet në një vend, në dy pellgjet e hyrjes, ku me ramje të lirë do të furnizojnë rezervoarin nëntokësor. Ky rezervoir është i mjaftueshëm për të gjitha nevojat e Muzeut në ujë bashkë me ujitjen e kopshtit.
-Ndërtesa është me humbje minimale të energjisë dhe me akumulim të madh të saj. I tërë perimetri i ndërtesës është i termoizoluar me 20cm izolim kualitativ, me dy mure betoni të cilët krijojnë një inerci jashtëzakonisht të madhe prej 4-8 orë në ndryshimin e temperaturës.
-Ndriqimi natyror. Të gjitha kthinat me përjashtim të atyre teknike, janë të ndriquara me dritë natyrale, të kontrollueshme. Kjo do të ndikoj në kursimin e energjisë e cila në këto pozicione zakonisht është tejet e madhe.
Emergjenca
Daljet emergjente janë llogaritur dhe gjinden në tri pikat kyqe në përdhesë. Hyrja kryesore, hyrja per staf si dhe hyrja e auditoriumit. Rampa mundeson edhe largimin e vizitorëve të hendikepuar nga ndërtesa kur përdorimi i ashensorit bëhet i ndaluar.
« Oxhakët e erës » funksionojne edhe si evakuim i tymit në rast zjari. Hapjet e tyre janë automatike në rast reziku.
Të gjitha materialet në muze duhet të jenë të rezistueshme 60min ndaj zjarrit.
Mirëmbajtja
Muzeu do të ndërtohet me materiale të qëndrueshme dhe me teknologji të thjeshtë e cila minimizon mirëmbajtjen.
Fasadat e jashtme dhe të mbrendshme nga betoni nuk kërkojnë kurrfar mirëmbajtje.
Dyshemetë nga betoni i rrafshuar mirëmbahen lehtë.
Dritaret e muzeut janë kryesisht të dimensioneve modeste dhe shumica janë modulare.
Ndriqimi është i programuar në mënyrë që vetëm zonat e duhura të ndriqohen me intenzitet të nevojshëm, kontrolli është me informatikë.
Kontrolli i hyrjes është komplet me alarm, hyrja bëhet nga dera e stafit fillimisht pastaj me kod lirohen akseset tjera.

- Pllakat e betonit 6cm të trasha me 40/40cm
- Shtresë zhavorri nr2 prej 6-8cm
- Gjeotekstil për bllokimin e vegjetacionit
- Termoizolimi stirodur, dy shtresa nga 10cm
- Hidroizolimi me flakë, 4mm, dy shtresa, me garancion -50° max +100°. Të bëhen vija të diletimit në çdo 12m2 duke e përcjellë ramjen e pllakës.
- Pllaka betonarme e kuqe, e dukshme nga poshtë me ndriqim të integruar. Pllaka ka nën-tra të mshefur dhe të dukshëm simbas llogarisë statike.
4 kulmet sekondare në 4 qoshet e ndërtesës, derdhen me gypa bakri (d/25/50mm) në tarracën e madhe. Pasiqë volumi i tyre nuk është i madh, sasia e ujit do të humbet shpejt në sipërfaqen e tarracës.
Mbledhja e ujit të kulmit është në pikën më të ulët të tarracës, vertikalisht afër hyrjes kryesore. Uji mblidhet në 4 grilla, nën të cilat drejtohet në 6 gypa pvc me diametër 16cm. Këta gypa zgjaten vertikalisht në mes të dy mureve të betonit, të mbështjellur me termoizolim deri në nivelin +3m nga përdhesa. Në kët nivel uji rrjedh lirshëm vertikalisht nëpër një kanal betoni prej 100/20cm. Uji derdhet në pellgun e vogël, nga i cili kalon në pellgun e madh, edhe me një sistem fiks, pasi që arrin nivelin maksimal, derdhet në rezervoirin e ujit në bodrum. Rezervoiri zbrazet kur arrin nivelim maksimal të mbushjes në rrjetin e kanalizimit. Përndryshe uji me pompe furnizon nevojat e muzeut në ujë për banjo dhe ujitje.
Oborri
Oborri është i përbërë nga 3 lloje të sipërfaqeve :
-Sipërfaqet me beton të rrafshuar të kuq (10cm mbi beton të varfër dhe zhavorr (gurë) të ngjeshur 6-10cm) simbas projektit
-Sipërfaqet e parkingjeve me asfalt (10cm), mbi shtresat e ngjeshura dhe gjeotekstil
-Sipërfaqet e gjelbëra, me gjelbrim dhe lisa. Bari i mirëmbajtur, lule, shkube dhe lisa. Një sistem i ujitjes automatike me ujë nga rezervoiri duhet të instalohet.
Principi i ndërtimit :
- Së pari do të punohet në përforcimet strukturale dhe ndërtimet në ndërtesën e vjetër. Themelet, shtyllat, pllakat do të ekzekutohen nga kati në kat. Pastaj do të bëhen rënimet apo qarjet e reja. Pas përfundimit të strukturës së kësaj zone do të qmontohet konstruksioni aktual i mbrojtjes.
- Punimet e bodrumit, gërmimi dhe ndërtimi
- Punimet e mureve periferike. Muret periferike të dyfishta do të punohen me betonim horizontal në tërë perimetrin, në kunora nga 50cm-100cm.
- Meskatet e reja dhe elementet e reja si rampat, duke përfunduar me kulmin e ri, lidhjen mes shtyllave të mbrendshme dhe mureve periferike.
- Instalimet dhe dritaret
- Kulmi dhe tarraca, sigurimi nga shiu
- Dyshemetë finale dhe shkallët rreth ashensorit
- Intervenimet në interijer
- Rregullimet në oborre
- Venja në funksion dhe ekspozitat